GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kjo është historia e vërtetë e Pinokut: Kur ta dëgjoni, nuk do t’ua tregoni asnjëherë më fëmijëve tuaj!

29/11/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kjo është historia e vërtetë e Pinokut: Kur ta dëgjoni, nuk do t’ua tregoni asnjëherë më fëmijëve tuaj!
Share on FacebookShare on Twitter

Me siguri të gjithë e njihni filmin vizatimor të njohur të Disney-t “Pinocchio” për kukullën që dëshiron dëshpërimisht të bëhet një djalë i vërtetë. Ky klasik i animuar i vitit 1940 ka të bëjë me marangozin Geppetto, një plak të varfër, i cili në vetminë dhe dëshirën e tij për t’u bërë baba, vendos të bëjë një kukull prej druri.

Një mbrëmje, kur kukulla ishte gati dhe plaku Geppetto kishte shkuar në shtrat, në qiell u shfaq një yll i pazakontë që përmbushte dëshirat, shkruan Istoriski zabavnik.

Ylli ishte në fakt një zanë që dëgjoi mallin e burrit dhe vendosi t’ia plotësonte dëshirën. Ajo e ringjalli Pinokun dhe i caktoi një kriket të vogël që të kujdesej për të. Për t’u bërë një djalë i vërtetë, ai duhej të provonte vlerën e tij. Sidoqoftë, përralla origjinale e shkruar nga Carlo Collodi në 1880, e titulluar Aventurat e Pinocchio-s, tregon një histori krejtësisht të ndryshme.

Disney me përvojë e dinte se historia origjinale e një djali që u torturua dhe pothuajse u vra për shkak të karakterit të tij, nuk ishte diçka që fëmijët donin ta shikonin dhe të mësonin. Ndaj dhe u vendos që historia të zbutej dhe të “mbështillej me celofan”. Pinoku i tij është viktimë e një shoqërie të keqe, por falë zemrës së tij të pastër ai arrin të kapërcejë të gjitha pengesat, të fitojë dashurinë e Geppetto-s dhe të bëhet një “djalë i vërtetë”.

– Pinocchio nuk mund të jetë një horr, ai duhet të jetë dashamirës dhe pranues ndaj fëmijëve në mënyrë që ta “shes” më lehtë historinë, shpjegoi Walt Disney para premierës së spektaklit të tij të animuar.

Qëllimi i tregimit të Collodi ishte të tregonte se sa e vështirë është të jesh prind i një djali të pabindur dhe libri trajton pasojat e lëvizjeve të gabuara të personazhit kryesor Pinocchio dhe vuajtjet që ato vendime i shkaktojnë babait të tij.

Collodi nuk ishte kurrë prind dhe historia e tij nuk ishte e bukur. Kukulla në tregim paraqitet që në fillim si një “grabitës i keq dhe një djalë i mjerë”.

Përralla origjinale e Pinokut ishte në fakt një pasqyrim i filozofisë së rritjes së fëmijëve të shekullit të 18-të. Fillimi i të ashtuquajturit “edukim social” ishte Jean-Jacques Rousseau dhe ideja e tij kryesore ishte domosdoshmëria që fëmija të përballej me “pasojat natyrore” të mosbindjes.

Tags: filmi vizatimorhistoriaPinoku
ShareTweetShare
Previous Post

Elon Musk “në sherr” me Apple për reklamat në Twitter

Next Post

Do të kaloni një ditë fantastike: Këto janë shenjat me fat këtë të martë

Next Post
Do të kaloni një ditë fantastike: Këto janë shenjat me fat këtë të martë

Do të kaloni një ditë fantastike: Këto janë shenjat me fat këtë të martë

Lajmet e fundit

Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Kush janë emrat që përmenden në audio-incizimet e Milaim Zekës?

20/05/2025
“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

20/05/2025
Rama nga Saranda: Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar

Rama falënderon diasporën pas zgjedhjeve: Vota juaj, mesazh i fuqishëm drejt BE-së

20/05/2025
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj: Janë pasojë direkte e mosveprimit

Kërcënimi i Presidentes nga llogaria “Rrap Tap”, inicohet rast penal, policia jep detaje

20/05/2025
Zvicra do të ketë një monedhë të re që i ngjan euros

Zvicra do të ketë një monedhë të re që i ngjan euros

20/05/2025
BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Kush janë emrat që përmenden në audio-incizimet e Milaim Zekës?

20/05/2025
“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

20/05/2025
Rama nga Saranda: Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar

Rama falënderon diasporën pas zgjedhjeve: Vota juaj, mesazh i fuqishëm drejt BE-së

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.