Një aksident trafiku me fatalitet ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Drenoc të Klinës, ku një këmbësore u godit për vdekje nga një veturë, ku si pasojë nuk mundi t’iu bëjë lëndimeve të rënda dhe fatkeqësisht vdiq.
Gruaja që humbi jetën është Manike Marku, e moshës rreth 76-vjeçare.
Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, ndërsa është bërë e ditur se shoferi i dyshuar tashmë është arrestuar, dhe me urdhër të Prokurorit, i dyshuari ka përfunduar në mbajtje për 48 orë, rasti është hapur si ‘Hetim i vdekjes’.