Johnny Depp ka lëshuar një deklaratë të përzemërt pas fitores së tij në gjyqin kundër Amber Heard
“Gjashtë vite më parë, jeta ime, jeta e fëmijëve të mijë, jeta e njerëzve të afërt të mijë dhe po ashtu jeta e njerëzve të cilët për shumë e shumë vite më mbështetën dhe besuan në mua, kishte ndryshuar përgjithmonë”, ka shkruar ai.
Sipas aktorit, gjithçka ishte bërë sa hap e mbyll sytë.
“Akuza të rreme, shumë të rënda dhe kriminale u ngritën ndaj meje përmes medias, të cilat shkaktuan një breshëri të pafund të teksteve me përmbajtje urrejtje, edhe pse asnjë akuzë nuk ishte bërë kundër meje. Lajmi kishte udhëtuar nëpër botë dy herë brenda një nanosekondi dhe kishte një ndikim sizmik në jetën time dhe karrierën time”.
Depp konsideron se juria ia ktheu jetën dhe për këtë ai është më të vërtetë falënderues.
“Vendimi i imë për të ndjekur këtë çështje, duke ditur shumë mirë lartësinë e pengesave ligjore me të cilat do të përballesha dhe spektaklin e pashmangshëm për jetën time, u morë vetëm pasi mendova shumë”, tha ai.
Krejt në fund ai ka premtuar së gjëra të mira do të vinë dhe një kapitull i ri do të filloi.
“E vërteta nuk humbet kurrë”, ka thënë ai. /GazetaExpress/