Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik, la të vdekur të renë nga komuna e Kaçanikut.
Viktima është Laurina Kuqi, e moshës 22-vjeçare, e cila, sipas Policisë, në momentin kritik si pasojë e shpejtësisë humbi kontrollin mbi automjet.
Për vdekjen e saj ka reaguar edhe menaxhmenti i “ETC-së” së Kaçanikut, duke njoftuar se viktima ishte pjesë e stafit të tyre.
Të njëjtën e përshkruajtën si një punëtore me energji, pozitivitet e përkushtim për punën.