Sot gjatë ditës një 15-vjeçar nga Mitrovica E.V. është therur me mjet të mprehtë, dyshohet thikë. Si shkak i lëndimit në shpinë, viktima ka qenë në rrezik për jetën.
“Ekipi urgjent para se ta transferojë nga Mitrovica për në Prishtinë pacientin, paraprakisht e kanë lajmëruar QKUK-në më saktë Klinikën e Emergjencës në mënyrë që mjekët kujdestarë të intervenojnë menjëherë pas arritjes së 15-vjeçarit, ngase viktima gjatë rrugës ka humbur sasi të madhe të gjaku, kështu ka bërë të ditur për Klan Kosovën, kirurgu torakal dhe drejtuesi i kësaj klinike, Nazmi Kolgeci.
Kolgeci dhe kolegu i tij Bedri Osmani e kanë operuar të miturin, i cili tani është duke u trajtuar në Klinikën e Mjekimit Intensiv ku aktualisht është në gjendje stabile.