Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë dal me një reagim të ashpër ndaj presidentes Vjosa Osmani, e cila zgjodhi një institucion privat për të kryer një operacion.
Këtë e ka bërë të ditur, gazetari Bijar Vitija përmes një postimi në Facebook.
Në një reagim të nënshkruar nga 18 kirurgë, është shprehur indinjata e tyre për anashkalimin e institucionit publik, në këtë rast Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK, nga Presidentja Osmani.
Duke u bazuar në situatën aktuale Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës reagon ndaj anashkalimit të Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani, që i ka bërë këtij institucioni duke mos kërkuar trajtim shëndetësor në institucionin tonë, por pa u konsultuar fare me personelin udhëheqës, ka marr trajtim shëndetësor jashtë SHSKUK-së”, thuhet në këtë reagim.