Ministria e Jashtme e Kinës u ka kërkuar të gjitha palëve që të garantojnë sigurinë e objekteve bërthamore në Ukrainë në mes të luftimeve midis forcave ruse dhe ukrainase.
Nga ministria thanë se palët duhet të shmangin përshkallëzimin e situatës, shkruan lajmi.net.
“Ne do të monitorojmë situatën dhe do t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të shmangin përshkallëzimin dhe të sigurojnë sigurinë e objekteve përkatëse bërthamore,” tha zëdhënësi i ministrisë Wang Wenbin në një konferencë të përditshme.
Ukraina është shumë e varur nga energjia bërthamore dhe është shtëpia e 15 reaktorëve, të cilët prodhojnë rreth gjysmën e energjisë elektrike të vendit, sipas Shoqatës Botërore Bërthamore.