Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un mori pesë dronë shpërthyes, një dron zbulues dhe një jelek antiplumb si dhuratë nga një guvernator rajonal në vizitën e tij në Rusi.
Ai të shtunën u takua me ministrin rus të mbrojtjes në Vladivostok, ku inspektoi armët më të fundit, duke përfshirë një sistem raketash hipersonike, raporton Aljazeera.com.
Të dielën, Kim përfundoi vizitën e tij në Lindjen e Largët Ruse ku për në shtëpi u nis me trenin e tij të blinduar në qytetin Artyom, që ndodhet në veri të portit të Vladivostok, raportuan mediat shtetërore në Rusi.