Rusia e ka sulmuar kryeqytetin ukrainas Kievin, duke dëmtuar ndërtesat e banimit afër qendrës së qytetit.
Në atë që duket të jetë një sulm mbarëkombëtar, sulme u raportuan gjithashtu në Mykolaiv, Chernihiv dhe Zaporizhzhia. Në Kiev, tre ndërtesa në rrethin Pechersk u goditën, sipas kryebashkiakut Vitaliy Klitschko.
Udhëheqësit botërorë janë aktualisht në një takim të G20-ës në Indonezi, ku ata kanë dënuar luftën kundër Ukrainës. Sulmet u raportuan pasi Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, përfaqësuesi i Rusisë në bisedime, u largua nga Bali me një avion.
Klitscho deklaroi se disa raketa ruse u rrëzuan me sukses në Kiev dhe ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes. Por ai gjithashtu paralajmëroi se “të paktën gjysma” e banorëve të qytetit ishin pa energji elektrike.
Alarmet për sulme ajrore janë vendosur në të gjithë vendin. Deri tani nuk ka të dhëna për viktima nga asnjë zyrtar.
Javën e kaluar Moska ka tërhequr trupat e saj nga qyteti jugor Kherson, shkruan BBC.