Ukraina e krahasoi Rusinë të mërkurën me Shtetin Islamik dhe i bëri thirrje Gjykatës Penale Ndërkombëtare të hetojë pasi një video u shfaq në internet që tregonte ushtarë rusë duke filmuar veten duke i prerë kokën me thikë një ushtari ukrainas të zënë rob.
Kremlini e përshkroi videon si “të tmerrshme”, por tha se autenticiteti i saj duhej të kontrollohej. Moska ka mohuar në të kaluarën se trupat e saj kryejnë mizori gjatë konfliktit, përcjell klankosova.tv.
“Ka diçka që askush në botë nuk mund ta injorojë: sa lehtë vrasin këto bisha”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy në një video-mesazh.
“Do të ketë përgjegjësi ligjore për gjithçka. Humbja e terrorit është e nevojshme.”
Vërtetësia e videos nuk mund të verifikohej menjëherë apo origjina e saj në mediat sociale, e cila tregonte një burrë me uniformë duke i prerë kokën një burri që mban shiritin e verdhë të krahut të përdorur nga ushtarët ukrainas.
Kurse ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba shkroi në twitter:
“Një video e tmerrshme e trupave ruse duke i prerë kokën një të burgosuri lufte ukrainas po qarkullon në internet. Është absurde që Rusia, e cila është më e keqe se ISIS, po kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB-së,” tha ai, duke iu referuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Rusia mori presidencën e rradhës këtë muaj”.
“Terroristët rusë duhet të dëbohen nga Ukraina dhe OKB-ja dhe të mbahen përgjegjës për krimet e tyre”.
Militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri ishin të njohur për publikimin e videove të prerjes së kokave kur kontrollonin një pjesë të atyre vendeve nga 2014-2017, shkruan reuters.