Këngëtarja e njohur Orhidea Latifi, e njohur me emrin artistik Kida, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të ëmbël ku shfaqet në krahët e të fejuarit të saj, teksa shijojnë bashkë pushimet në një vend tropikal.
Dyshja duken të qeshur dhe të relaksuar, duke reflektuar dashurinë dhe harmoninë që i shoqëron në këtë fazë të bukur të jetës së tyre.
Kujtojmë se pak javë më parë, në ditëlindjen e saj të 27-të, Kida përjetoi një nga momentet më të veçanta të jetës, kur i dashuri i saj i propozoi martesë në një ambient tejet romantik, surprizë që emocionoi jo vetëm artisten por edhe fansat e saj./Gazeta Papirus/