Kida dhe Dafina kanë vendosur ta djegin këtë verë dhe të gjithë janë në pritje. Vajzat kanë bashkuar forcat dhe mesnatën e nesër do të sjellin këngën e tyre të parë së bashku.
“Luje Belin” pritet të jetë hiti i verës dhe këtë e kanë paralajmëruar vetë këngëtaret përmes një foto të publikuar në Instagram.
Kida dhe Dafi shfaqen të veshura njësoj të mbështetura te një makinë, duke ngritur edhe më shumë temperaturat.
Ndërkohë, komentet kanë qenë të shumta. Deri më datën 8 fansat janë në ankth dhe mezi po presin surprizën e vajzave.