GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kica-Xhelili: Fatkeqësi të flasim për sovranitet të Kosovës kur nuk jemi në gjendje të sigurojmë as higjienë për policët

21/12/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kica-Xhelili: Fatkeqësi të flasim për sovranitet të Kosovës kur nuk jemi në gjendje të sigurojmë as higjienë për policët
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se është fatkeqësi të flitet për sovranitet të Republikës së Kosovës kur policëve të bllokuar në veri nuk mund t’iu sigurohet higjena.

E ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Kica-Xhelili ka thënë se ndonëse policët në veri të Kosovës po admirohen nga qytarët e Republikës së Kosovës, një admirim i tillë nuk është i shprehur edhe nga vetë ekzekutivi.

“Është fatkeqësi kur ne duhet të flasim për sovranitet të Republikës së Kosovës kur ne nuk jemi në gjendje të sigurojmë as higjienën e policëve tanë dhe është absolutisht e papranueshme, e pafalshme, që pikërisht këta policë që po e gëzojnë besueshmërinë qytetare, pikërisht këta policë te të cilët i kemi të gjithë sytë dhe sikurse e keni parë këto ditë, ka pasur fotografi të panumërta të policëve në veri dhe ke pasur një reaksion euforik të masës fotografi të policëve në veri, një lloj admirimi të punës që ata bëjnë, por si po e shpreh shteti admirimin karshi policëve? Po e shpreh me një bllokim dyjavor të tyre, duke mos i ndërruar as edhe me një rotacion”, ka deklaruar Kica-Xhelili.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kishte bërë një postim në rrjetin social Facebook, duke treguar se si një nga lokalet e Prishtinës kishte përgatitur ushqim për zyrtarët policorë që po angazhohen në veri. Sipas Kica-Xhelilit, me ose pa dashje, Sveçla ka lënë të kuptojë paaftësinë e institucioneve për t’u marrë me policinë.

“Fatkeqësia më e madhe është se, përderisa nuk kemi kurrfarë strategjie për ta hequr Policinë e Kosovës nga kjo krizë humanitare se tashmë është bërë krizë humanitare ne bëjmë postime sikurse Ministri i Punëve të Brendshme për faktin që qenka bamirësi që dikush i ushqen Policinë e Kosovës. Për që jemi popull i bamirësisë e kemi ditur gjithmonë, por që policia ka mbetur në duart e bamirësisë të qytetarëve të Republikës së Kosovës po e dëgjoj për herë të parë…është absolutisht e papranueshme”, ka deklaruar Kica-Xhelili.

Sipas saj, një mungesë e koordinimit nga ekzekutivi është vërejtur dukshëm me aleatët ndërkombëtarë në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, çështjen në veri dhe ngurimin e KFOR-it për të vepruar atje.

Gjersa pretendon se në veri numërohen 51 policë të izlouar, Kica-Xhelili ka thënë se një gabim nga Qeveria është parë edhe në diskursin që ajo përdor.

“Gabimi fillestar është përdorimi i diskursit që po përdoet nga pozita. E shohim edhe në Kuvend se kur flasim për tematikën e veriut sikur tentojnë të na tregojnë se kush është  Serbia sot. Se kush është Serbia e kemi ditur të gjithë, e kemi ditur historikisht kush janë ata dhe është pikërisht arsyeja që e dimë se pse kemi ndërvepruar ngushtë me aleatët ndërkombëtarë… dikush e quan servilitet, por në fakt është diplomaci, nuk është servilitet. Momenti dhe gatishmëria, aftësia e një ekzekutivi që t’i preventojë rastet sikurse bllokimi i 51 policëve është diplomaci, është pikërisht shtrirje e sovranitetit dhe sundimit të ligjit”, ka deklaruar ajo.

Tags: Doarsa Kica XheliliXhelal Sveçla
ShareTweetShare
Previous Post

Dan Bilzerian publikon mesazhet ku Salt Bae i shkruante prej vitesh – i kërkonte famë

Next Post

Di Maria e mbajti premtimin e jashtëzakonshëm, zbulohen mesazhet që i dërgoi gruas së tij para finales së Botërorit

Lajmet e fundit

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

20/05/2025
Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

20/05/2025
Albin Kurti dhe shumica e ministrave që fituan vota për deputet duhet të dorehiqen para certifikimit – kështu thotë Ligj i ri

Kurti në Podujevë s’u përgjigjet gazetarëve: Çështjet e bllokimit në Prishtinë, këtu jemi për ndërtim

20/05/2025
Nis ndërtimi i banesave të përballueshme në Podujevë, Kurti: Oferta e qeverisë më e madhe se kërkesat e komunave

Nis ndërtimi i banesave të përballueshme në Podujevë, Kurti: Oferta e qeverisë më e madhe se kërkesat e komunave

20/05/2025
Aktakuzë ndaj katër të pandehurve për vrasje të rëndë në tentativë në Prizren

Aktakuzë ndaj katër të pandehurve për vrasje të rëndë në tentativë në Prizren

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

20/05/2025
Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.