Para pak ditësh Kiara krijoi një llogari tjetër Instagrami në emër të Luizit, pasi ajo që u hap e menaxhua nga mikesha e tij u mbyll pas diskutimeve e zërave për përplasje me Top Channel.
Mirëpo, duke qenë se Kiara fshihet pas kësaj llogarie na ka tërhequr vëmendjen një detaji: Ajo i ka bërë follow Kejvinës.
Modelja nuk ka qenë mbështetëse e Kiarës. Përkundrazi, ajo e ka kritikuar ashpër në mediat sociale. Pak javë më parë Kejvina u shpreh se Kiara nuk e do Luizin dhe se po bën lojë.
Ajo e ka konsideruar Kiarën si banoren më false teksa ironizoi rikthimin e saj në BBVA, duke u shprehur se “lëpihet për tu dukur bukur në publik”.
Nga ana tjetër, ka treguar mbështetje ndaj Luizit, për të cilin ka thënë se do e ketë si vëlla dhe do gëzojë raporte të mira kur të dalë.
Edhe Luizi është shprehur me fjalët më të mira për të. Ai duket se ia ka falur incidentin, e përmend shpesh dhe është shprehur se Kejvina mund të ishte finaliste po të ishte e vetëpërmbajtur.