Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë padyshim banorët më të përfolur të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.
Dyshja që prej javësh po e shijojnë romancën brenda shtëpisë së famshme kanë kaluar situate nga më të ndryshmet së bashku dhe me banorët e tjerë.
Krahas konflikteve të herë pas hershme dhe momente romantike, ata kalojnë kohë edhe duke zbuluar gjëra të reja për njëri-tjetrin.
Dhe në një diskutim që kanë bërë mbrëmë (e enjte), Luizi dhe Kiara kanë folur rreth tatuazheve që këngëtari shkodran ka në trup.
Luizi nuk ka hezituar t’i tregonte që ai më parë ka bërë dedikime edhe për ish-partneret dhe një të tillë e ka në njërin prej gishtërinjve.