Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Pejë, ku një 27-vjeçare është kapur në flagrancë duke ushtruar dhunë brutale ndaj një fëmijë 13-vjeçar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në vendin e ngjarjes ka qëlluar të jetë një zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, por që ka intervenuar menjëherë.
Sipas informacioneve të cilat i posedon Sinjali, e dyshuara në momentin që ka ndërhyrë polici, i është kundërvënë edhe atij duke e kërcënuar se do e marrë vesh se kush është ajo, e madje ka tentuar edhe ta sulmojë fizikisht.
Polici në rroba civile ka kërkuar përforcime dhe njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarën dhe e njëjta më pas është shoqëruar në stacion për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 27-vjeçares t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.