KFOR-i ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve do të jenë më prezent me trupa e po ashtu më automjete nëpër rrugët e Kosovës. Kjo sipas njoftimit për shkak të stërvitjeve dhe për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve. Por që njohësit e çështjeve të sigurisë kanë edhe mendime të tjera.
Disa stërvitje dhe pranim-dorëzimi i kontingjenteve të ri u bë shkas që KFOR-i të dal më një njoftim se gjatë këtyre ditëve do të ketë prezencë të shtuar ushtarëve të misionit të NATO-së brenda Kosovës.
Në njoftimin për media, nga misionit i KFOR-it tha se do të bëhen ushtrime për të testuar dhe ruajtur aftësitë operacionale në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i përgatitjes dhe gatishmërisë për të gjitha njësitë në terren.
Por njohësit e çështjeve të sigurisë kanë mendime të ndryshme për këtë veprim të tyre.
Për Nuredin Ibishin, kjo nuk ka të bëjë me rrezikim të sigurisë në pjesën veriore. Sipas tij gjendja në veri të vendit është qetësuar pas arrestimeve të fundit.
“KFOR-i është për mbrojtjen e Kosovës ashtu siç e parasheh rezoluta. Si asnjëherë më parë janë pozicionuar bazat janë mbyllur rrugët e trafikimit dhe më arrestimin e personave të involvuar në krim të organizuar dhe atyre që bartin armatim, gjendja në katër komunat në veri është e qetë dhe stabile”, ka thënë Ibishi.
Për dallim nga Ibishi, Drizan Shala thotë se lëvizja e fundit e kësaj KFOR-it ka të bëjë me ndërrimin e komandantit që pritet të bëhet në tetor.
“Po përgatiten të njohin terrenin që duhet të njohin dhe këto përgatitje po bëhen në rast se do të kemi një ndryshim politik në muajin shtator të këtij viti atëherë kontingjentet e reja të jenë të përgatitura ta njohin terrenin në tërësi në rast se do të kemi cenim të sigurisë”, ka thënë Shala.
Zhvillimet në veri gjatë muajit maj dhe përshkallëzimi i situatës në katër komunat veriore, bënë që NATO të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë.