GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

KFOR-i reagon pas raportimeve për ndërhyrjen në rrugët ilegale në veri: Vepruam për të shmangur tensionet, pa penguar Policinë e Kosovës

14/05/2025
në Kosovë, Lajme, Siguri
Koha e leximit:2 mins read
Bullgaria nis 120 ushtarë drejt Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Para disa ditësh u raportua se njësitë e KFOR-it kanë ndërhyrë në disa rrugë ilegale në veri të Kosovës, afër kufirit me Serbinë, konkretisht në zonën e Zubin-Potokut, duke i bërë ato sërish të kalueshme për automjete.

Sipas raportimeve, këto rrugë ishin bllokuar më herët nga Policia e Kosovës, për të parandaluar kontrabandën dhe kalimet ilegale.

Në një deklarim zyrtar për IndeksOnlinen, KFOR-i bën të ditur se hendeqet ishin hapur në afërsi të vijës administrative kufitare, në zona të ndieshme dhe pa koordinim paraprak me KFOR-in.

KFOR-i deklaron se ka vendosur t’i mbushë ato, për të shmangur çdo rrezik për tensione apo keqkuptime në këtë zonë, duke njoftuar më parë të gjitha palët, përfshirë institucionet e Kosovës dhe forcat e armatosura të Serbisë.

“Hendekët ishin hapur në zona të ndjeshme përgjatë vijës administrative kufitare, pa miratim paraprak nga KFOR-i, prandaj ndërhymë për të shmangur tensionet dhe keqkuptimet mes palëve,” thuhet në reagimin e KFOR-it për IndeksOnlinen.

Sipas deklaratës, KFOR-i është autoriteti përfundimtar për kontrollin dhe integritetin e vijës kufitare, bazuar në mandatin e përcaktuar me Rezolutën 1244 të OKB-së dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake dhe si i tillë ka të drejtë të ndërmarrë veprime të tilla.

KFOR-i thekson se ky veprim nuk ka penguar dhe nuk pengon operacionet e Policisë së Kosovës në luftën kundër kontrabandës dhe trafikimit dhe se misioni i NATO-s i ka ofruar mbështetje Policisë së Kosovës, për vendosjen e pengesave në anën kosovare të vijës kufitare, nëse kjo konsiderohet e nevojshme.

“KFOR-i mbetet i përkushtuar ndaj zbatimit të mandatit të tij të OKB-së për krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë, duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit – EULEX, në përputhje me përgjegjësitë e secilit institucion të sigurisë”, thuhet në reagim, transmeton Gazeta Papirus.

Tags: IlegaleKFORnderhyrjetreagonRrugetveri
ShareTweetShare
Previous Post

Pas Hashim Thaçit, edhe Fadil Fazliu ankohet për mangësi në aktakuzën kundër administrimit të drejtësisë

Next Post

“Shndrit, shndrit, shndrit”: Kurti kërkon të votohet në Eurovision, qytetarët i thonë “bëji ti votat për qeveri”

Next Post
“Shndrit, shndrit, shndrit”: Kurti kërkon të votohet në Eurovision, qytetarët i thonë “bëji ti votat për qeveri”

"Shndrit, shndrit, shndrit": Kurti kërkon të votohet në Eurovision, qytetarët i thonë "bëji ti votat për qeveri"

Lajmet e fundit

Mbahet takimi mes presidentes Osmani dhe Antonio Costas

Mbahet takimi mes presidentes Osmani dhe Antonio Costas

14/05/2025
Hargreaves ka takuar Trendafilovën: S’duhet të pengohet komunikimi i Gykatës me popullin e Kosovës

Hargreaves ka takuar Trendafilovën: S’duhet të pengohet komunikimi i Gykatës me popullin e Kosovës

14/05/2025
Ishin të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, arrestohen tre persona në Lipjan

Ishte i kërkuar nga gjykata për “dhunim”, arrestohet në Ferizaj 17-vjeçari

14/05/2025
Bota e uron Ramën për fitoren historike, Kurti jo

Bota e uron Ramën për fitoren historike, Kurti jo

14/05/2025

Një kompani serbe prapa kontratës së Ministrisë së Bujqësisë, Peci vihet në siklet të madh në intervistë

14/05/2025
Paraburgim për të dyshuarit që i shitën armën 24-vjeçarit që u vetëvra në Prizren

Paraburgim për të dyshuarit që i shitën armën 24-vjeçarit që u vetëvra në Prizren

14/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mbahet takimi mes presidentes Osmani dhe Antonio Costas

Mbahet takimi mes presidentes Osmani dhe Antonio Costas

14/05/2025
Hargreaves ka takuar Trendafilovën: S’duhet të pengohet komunikimi i Gykatës me popullin e Kosovës

Hargreaves ka takuar Trendafilovën: S’duhet të pengohet komunikimi i Gykatës me popullin e Kosovës

14/05/2025
Ishin të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, arrestohen tre persona në Lipjan

Ishte i kërkuar nga gjykata për “dhunim”, arrestohet në Ferizaj 17-vjeçari

14/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.