Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë patrullimit KFOR-i amerikan ka hasur në mjete të dyshimta në një mulli të vjetër në një fshat të Zveçanit.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se bëhet fjalë për uniforma ushtarake, tre gjoksore për mbajtje të armatimit, një palë pantallona, tre jakne, tri granata dore dhe disa gjera tjera.
Policia ka treguar se lidhur me këtë rast është njoftuar prokuroria e shtetit.
“Është raportuar se KFOR-i amerikan në një mulli të vjetër të braktisur kanë hasur në disa mjete të dyshuara. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar: uniforma ushtarake, tre gjoksore për mbajtje të armatimit, një palë pantallona, tre jakne, një maicë, tri granata dore, tre karikatorë të zbrazëta, dy shokë bomba, një bombë ndriçuese dhe njëzetë e tetë copë fishekë të armës së gjatë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në hetime”, është thënë në raportin 24-orësh të Policisë.