Nesër dhe pasnesër, segmenti i rrugës “Muharrem Fejza” duke përfshirë edhe të gjitha rrugët lidhëse prej rrethrrotullimit të rrugës “B” në drejtim të lagjes Mati përkatësisht deri te rruga “Ibrahim Oruçi” (rrugë lidhëse me rrugën “Muharrem Fejza”) do të mbyllen për qarkullim, për shkak të punimeve që do të ndodhin në këtë rrugë me ç ‘rast do të bëhet përgatitja dhe asfaltimi i shtresës finale.
Ndërsa, sot, do të asfaltohen hyrjet në rrugët lidhëse dhe rruga “Muharrem Fejza”, por që nuk do të mbyllet këtë ditë për qarkullim.
Qarkullimi në këtë rrugë do të mbyllet për dy ditë:
E premte prej orës 06:00-18:00
E shtunë prej orës 08:00-18:00
“Komuna e Prishtinës kërkon nga banorët e lagjes që automjetet mos t’i parkojnë në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për arsye se pengojnë realizimin e punimeve dhe automjetet mund të dëmtohen gjatë spërkatjes me emulsion.
Komuna e Prishtinës është tejet e përkushtuar në rregullimin e infrastrukturës rrugore, duke shtyrë përpara projekte me interes të përbashkët për Kryeqytetin” thuhet në njoftimin e Komunës.