GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Këto janë të gjitha marrëveshjet që u arritën mes Kosovës dhe Kroacisë

13/12/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme, Rajoni
Koha e leximit:2 mins read
Këto janë të gjitha marrëveshjet që u arritën mes Kosovës dhe Kroacisë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci, ku është pritur nga homologu i tij kroat, Andrej Plenkoviq.

Fillimisht, në një takim të përbashkët dhe pastaj me delegacionet përkatëse, kryeministri Kurti dhe kryeministri Plenkoviq kanë biseduar rreth marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet shteteve dhe popujve të dy vendeve.

Përmes një njoftimi nga Qeveria, është bërë e ditur se ata kanë diskutuar për marrëveshjet që janë nënshkruar sot dhe për marrëveshje të reja të mundshme që do ta zgjeronin bashkëpunimin në fushën e sistemit të drejtësisë, kulturës dhe arsimit.

Siç bëhet e ditur, në Kroaci u nënshkrua zotimi për Themelimin e Qendrës për Studime Albanologjike “Milan Šufflay” në Universitetin e Zarës. Qendra për Studime Albanologjike “Milan Šufflay” do të shërbejë si një platformë hulumtuese për promovimin e gjuhës, historisë, arkeologjisë dhe kulturës shqiptare, duke i kushtuar një vend të veçantë trashëgimisë së veprës së historianit dhe albanologut të shquar Milan Šufflay.

Po ashtu, temë diskutimi ishte edhe bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimet tregtare, me ç’rast diskutuan për mundësitë dhe fushat me potencial për investime të huaja.

Kryeministri Kurti e ka njoftuar homologun e tij për ofertën e Kosovës për investitorë të huaj, krahas zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, përparimit demokratik, stabilitetit institucional dhe përmirësimit në sundimin e ligjit që ka shënuar vendi në vitet e fundit.

Në fund të takimit, u nënshkruan marrëveshje për:

-Sigurimet shoqërore dhe Protokollin zbatues;

-Njohjen dhe shkëmbimin e patentave të shoferëve;

-Bashkëpunimin në mbrojtjen kundër fatkeqësive natyrore, teknike dhe teknologjike;

-Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunim mes agjencive tona të forenzikës;

-Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë Policore të Kroacisë dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike për forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.

Tags: Albin KurtiAndrej PlenkoviqkosoveKroaciMarreveshjet mes Kosoves dhe Kroacise
ShareTweetShare
Previous Post

Policia kryen bastisje në dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen pajisje ushtarake

Next Post

Sulme ”masive” nga Rusia, cak objektet energjitike të Ukrainës

Next Post
Sulme ”masive” nga Rusia, cak objektet energjitike të Ukrainës

Sulme ''masive'' nga Rusia, cak objektet energjitike të Ukrainës

Lajmet e fundit

Kalimi i bizneseve në treg të hapur energjetik, Rafuna: Vendimi i ka zënë bizneset të papërgatitura

Kalimi i bizneseve në treg të hapur energjetik, Rafuna: Vendimi i ka zënë bizneset të papërgatitura

15/05/2025
Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë: Ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë: Ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët

15/05/2025
Dhunohet një grua në Obiliq, i dyshuari në arrati

Rriten rastet e dhunës në familje, shumica gra të moshës 20 deri në 30 vjeç

15/05/2025
Zelensky arrin në Shqipëri, pritet nga ministri Vengu

Zelensky arrin në Shqipëri, pritet nga ministri Vengu

15/05/2025
Lojërat Mesdhetare 2030 mund të dështojnë, kreu i KOK-ut: Jemi në pikën e kuqe

Lojërat Mesdhetare 2030 mund të dështojnë, kreu i KOK-ut: Jemi në pikën e kuqe

15/05/2025
PD fiton 2 mandate në Kukës, PS 1, ja deputetët

Zgjedhjet në Shqipëri, lista me 10 kandidatët më të votuar, vetëm dy nga PD

15/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kalimi i bizneseve në treg të hapur energjetik, Rafuna: Vendimi i ka zënë bizneset të papërgatitura

Kalimi i bizneseve në treg të hapur energjetik, Rafuna: Vendimi i ka zënë bizneset të papërgatitura

15/05/2025
Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë: Ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë: Ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët

15/05/2025
Dhunohet një grua në Obiliq, i dyshuari në arrati

Rriten rastet e dhunës në familje, shumica gra të moshës 20 deri në 30 vjeç

15/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.