Gjatë së shtunës në Izrael është konfirmuar rasti i parë me një sëmundje të re, të quajtur “Florona”.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se kjo sëmundje është infeksion i dyfishtë mes Covid-19 dhe gripit.
“Sëmundja e dyfishtë” është konfirmuar për herë të parë tek një grua shtatzënë e cila kishte shkuar në spital për të lindur.
Simptomat e “Florona” janë kollitje, hundë të zëna, ftohje të fytit, të vjella, dhimbje koke dhe dobësim.
Njëjtë si Covid-19, kjo sëmundje e re ndikon tek rrugët e frymarrjes si dhe tek mushkëritë.
Deri më tani, nuk dihet se si ka ndikur ky infeksion në trupin e të infektuarës, derisa nuk janë identifikuar raste të reja, përcjell Demokracia.com.
Ekspertët përveç “Floronës”, kanë zbuluar edhe “Delmicronin”, një kombinim mes dy variantëve Delta dhe Omicron. Ky po ashtu nuk është variant i ri, por trupi i njeriut sulmohet nga të dy mutacionet e Covid-19 përnjëherë.
“Florona” dhe “Delmicron”, sipas shkencëtarëve besohet se po infektojnë më shumë njerëzit që nuk janë imunizuar kundër Covid-19