Moderatorja e RTK-së e cila po transmetonte lajmet qendrore në kohën kur aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, u fut me pankartën e cila shënonte “Televizioni i Kurtit”.
Lajmet po transmetoheshin direkt në televizionin publik në kohën kur Nushi u paraqit në skenë, ndërsa aksioni ishte në shenjë proteste ndaj emërimit të kryetarit të ri të Bordit të RTK-së dhe lidhjeve të tij të mëhershme me partinë në pushtet, VV-në.
“Ju kërkoj ndjesë për ato skena që patë pak më përpara kur në mënyrë të paorganizuar dhe të panjohur si nga ana e stafit, si nga ana e redaksisë persona të panjohur hyn brenda përbrenda televizionit publik dhe bënë atë që ju patët mundësi ta shihni pak më përpara”, tha moderatorja.
“Ju kërkoj ndjesë publikisht”, shtoi ajo.