Papa Françesku ka falënderuar infermierin e tij personal që e inkurajoi t’i përshëndeste turmat në Sheshin e Shën Pjetrit të dielen për Pashkë, në ato që ishin disa nga fjalët e tij të fundit, ka zbuluar Vatikani.
Papa 88 vjeçar mori siguri nga Massimiliano Strappeti, para se t’i surprizonte të pranishmit me një turne të shkurtër, për herë të parë që kur i mbijetoi një pneunomie të dyfishtë.
“A mendoni se mund t’ia dal?” – e ka pyetur Françesku infermierin e tij. Mjeku, në të cilin raportohet se ai pati besim të plotë, e siguroi që do të mundej.
Papa tutje e falenderoi Strappettin në atë që do të ishte paraqitja e tij e fundit publike, sipas “Vatican News”.
Më pas, ai e kaloi ditën në rezidencën e tj në Vatikan, Casa Santa Marta, dhe pati një darkë paqësore, para se të vdiste mëngjesin e së hënës.
Papa 88-vjeçar vdiq nga sulmi në tru dhe arresti kardiak, duke i dhënë fund një udhëheqësie turbulente në të cilën u përplas në mënyrë të përsëritur me tradicionalistët dhe i mbrojti të varfrit dhe të margjinalizuarit.
Françesku kaloi pesë javë në spital më herët këtë vit për shkak të pneumonisë së dyfishtë, por u kthye në shtëpinë e tij në Vatikan para gati një muaji dhe dukej se po e merrte veten./Gazeta Papirus/