Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se Policia e Kosovës ka marrë vendim për suspendimin e dy zyrtarëve të lartë në kuadër të strukturave të saj operative dhe administrative. Gazeta Sinjali ka siguruar edhe fotografitë e tyre.
Burime të sigurta brenda Policisë konfirmojnë për Sinjalin se të suspenduarit janë:
• Jaser Jaha, shef i Njësisë Operative

• Jalldeze Krasniqi, mbikëqyrëse e Njësisë për Ndërlidhje me Gjykatat

Të dyshuarit janë vendosur nën masën e suspendimit në kuadër të një procesi hetimor të brendshëm që lidhet me veprime të mundshme të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës. Nuk dihen ende saktësisht shkeljet konkrete për të cilat ata po hetohen, por hetimet janë në zhvillim dhe priten masa të tjera disiplinore apo edhe penale, varësisht nga provat që do të dalin.