Jonathan Harrison ishte qytetari anglez i cili iu bashkua luftës së Kosovës, përkatësisht ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan “Zeri.info”.
Në një video që ka postuar “FMimages Albania”, shihet se si Jonathan Harrison i ushtronte ushtarët e UÇK-së në vitin 1999 në Koshare.
Jonathan Harrison për kontributin e tij ishte dekoruar nga autoritetet kosovare me urdhrin “Adem Jashari” nga ish-kryeministri Isa Mustafa në vitin 2016, kur ai erdhi në Kosovë për përvjetorin e Betejës së Koshares, përcjell “Zeri.info”.
Për më shumë, shikoni këto pamje të rralla.
https://www.youtube.com/watch?v=7J7SuEwuhrY