Robert Berisha dhe Adelina Ismajli njihen me njëri – tjetrin prej shumë vitesh.
Adelina njihet për energjinë që i ka dhuruar skenës shqiptar.
E në anën tjetër Roberti së fundi është futur si këngëtar solo
Së fundmi po qarkullon një video në rrjetet sociale, në një tavolinë shihen figura të famshme të asaj e kohe.
Videoja është realizuar pak vite pas luftës ku shohim mes tyre Adelinën dhe Robertin.
Ata duken shumë të vegjël dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Kujtojmë që ata janë sot prindër, Adelina është nënë e një djali dhe e lumtur me martesën e saj me bashkëshortin Vali, ndërsa Roberti është baba i Renee, i divorcuar nga ish-partnerja Nora Istrefi dhe pak ditë më parë konfirmoi se është i dashuruar.