Donjeta Miftari, këshilltare e Presidentës së Republikës së Kosovës, ka reaguar ndaj një postimi të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, lidhur me ndërhyrjet e NATO-s në luftën e fundit në Kosovë, përcjell Gazeta Papirus.
Përderisa ambasadori Hill kishte shkruar se Serbia nuk do ta harojë kurrë terrorin e asaj dite, këshilltarja Miftari tha se Hill me siguri po përpiqet të rishkruajë historinë e Serbisë dhe ta vendosë atë në binarë.
Ajo shtoi se ndërhyrja e NATO-s nuk ishte si rezultat i dështimit të diplomacisë, siç kishte thënë ambasadori Hill, por si përgjigje e veprimeve të regjimit brutal dhe gjenocidal të Serbisë ndaj Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
“Duket se Ambasadori Hill ka vendosur të rishkruajë historinë në përpjekjet e tij për ta sjellë Serbinë në binarë.
Ndërhyrja nuk ishte rezultat i ‘dështimit të diplomacisë’. Serbia me të vërtetë nuk duhet ta harrojë atë, pikërisht sepse ndodhi si përgjigje ndaj veprimeve të një regjimi brutal dhe gjenocidal.”/Gazeta Papirus/