Gëzimi pas fitores iu ndërpre në gjysmë.
Pikërisht, një ndeshje futbolli u bë shkak i një përleshje mes disa tifozëve të mërkurën në fshatin Reçan të Komunës së Prizrenit.
Në këtë rrahje T7 mëson se u përfshi edhe një zyrtar qeveritar. Bëhet fjalë për Eldis Abazin i cili mban pozitën e këshilltarit politik të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut.
Për këtë rast janë të informuar edhe në Policinë rajonale të Prizrenit, të cilët pohojnë se 4 persona u shoqëruan në stacion, përfshirë viktimën