Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka thënë se nuk duhet të krahasohet Kosova e viteve të 90-ta me Ukrainën e sotme.
Ai ka thënë se Kosova gjatë këtyre viteve ishte tërësisht e okupuar pa asnjë mekanizëm mbrojtës.
Postimi i tij :
Kosova v Ukraina
Nuk krahasohet Kosova e viteve 90’ta me Ukrainën e sotit.
E kam parasysh mllefin tonë ndaj së kaluarës dhe simpatinë që e ka fituar kryetari i Ukrainës.
Por atëhere Kosova ishte tërësisht e okupuar pa asnjë makanizëm mbrojtës.
Po: Kosova e sotit mund të krahasohet me Ukrainën e sotit!
Dhe kjo duhet të jetë mësim për Serbinë.
Po ja mësyu Kosovës do të pësojë edhe shumë më keq se Rusia në Ukrainë.