GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Këshilltari i Faton Pecit dënohet me 1 mijë e 500 euro gjobë për falsifikim të rezultateve të votimit

24/01/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Këshilltari i Faton Pecit dënohet me 1 mijë e 500 euro gjobë për falsifikim të rezultateve të votimit
Share on FacebookShare on Twitter

Enis Osmani, aktualisht këshilltar politik i Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë, pasi pranoi fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimit.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Osmani, u shpall të martën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, nga gjyqtari Rrahman Beqiri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, i akuzuari Osmani u dënua me gjashtë muaj burgim, por me pëlqimin e tij dhe mbrojtësit të tij, avokatit Sabit Pllana, dënimi me burg iu zëvendësua në dënim me gjobë prej 1 mijë e 500 euro, në pajtim me nenin 44 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Osmani detyrohet që të paguajë shpenzimet e procedurës, 20 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro në emër të fondit të kompensimit të viktimave të krimit.

Ndërsa, dënimin me gjobë në lartësi prej 1 mijë e 500 euro, i akuzuari obligohet ta paguajë në afat prej 3 muaj nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

“Nëse i njëjti nuk e paguan gjobën, atëherë gjykata në kuptim të nenit 43 dënimin me gjobë do të ia zëvendësojë me dënim me burg, ku çdo ditë e dënimit me burgim do t’i llogaritet me shumën 20 euro”, deklaroi gjyqtari Beqiri.

Gjyqtari Beqiri i njoftoi palët se kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë të paraqesin ankesë në afat prej 15 ditëve, nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi.

Ndryshe, i akuzuari Osmani në seancën e 23 janarit e kishte pranuar fajësinë për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”, duke shtuar se ka mundur të ndodhë për shkak të neglizhencës dhe lodhjes.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 7 shkurt 2022 ka ngritur aktakuzë kundër Enis Osmanit, me arsyetimin se më 11 qershor 2017, rreth orës 19:00, në fshatin Bare – Mitrovicë, saktësisht në shkollën fillore “Xhevat Jusufi”, i pandehuri Enis Osmani në vendvotimin me numër 1115B/02D për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në cilësinë e kryesuesit të këtij vendvotimi, duke keqpërdor pozitën, detyrën apo autorizimet e tij lidhur me zgjedhjet, ka shtuar dhe hequr votat kandidatëve brenda subjekteve politike.

Sipas aktakuzës, gjatë numërimit të tyre, duke i hequr votat disa kandidatëve dhe duke ua shtuar votat disa kandidatëve të tjerë, i regjistron në mënyrë të pasaktë gjithsej 246 vota, 228 prej tyre si vota të shtuara dhe 18 prej tyre si vota te hequra, prej tyre të shtuara 56 për PDK, 112 për LDK dhe 60 për LVV dhe të hequra 8 për PDK dhe 10 për LDK.

Me ketë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit” nga neni 219, par.2 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

 

 

Tags: Faton Peci
ShareTweetShare
Previous Post

Qytetarët ankohen për rritjen e pagesës së tatimit në pronë – Njëri thotë se nga 460 euro këtë vit ka pagur mbi 900 euro

Next Post

Komisioni për Mjedis s’e diskuton Projektligjin për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

Next Post
Komisioni për Mjedis s’e diskuton Projektligjin për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

Komisioni për Mjedis s’e diskuton Projektligjin për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

Lajmet e fundit

Refuzoi kërkesat për lirim, nipi i Krasniqit: Specialja po dëshmon se do t’i dënojë krerët e UÇK-së

Refuzoi kërkesat për lirim, nipi i Krasniqit: Specialja po dëshmon se do t’i dënojë krerët e UÇK-së

21/05/2025
Imzot Bianco emërohet delegat Apostolik për Kosovë

Imzot Bianco emërohet delegat Apostolik për Kosovë

21/05/2025
Shoferi zvarrit qentë dy orë lidhur prapa veturës

Shoferi zvarrit qentë dy orë lidhur prapa veturës

21/05/2025
Arrestohet një person në veri, iu gjetën 14 karikatorë e 280 fishekë

Arrestohet një person në veri, iu gjetën 14 karikatorë e 280 fishekë

21/05/2025
Vjedhje në mes të ditës në Gërmi – qytetares i thyhet vetura, ia marrin kuletën me para e dokumente

Vjedhje në mes të ditës në Gërmi – qytetares i thyhet vetura, ia marrin kuletën me para e dokumente

21/05/2025
Pa ZRrE-në dhe AKK-në, LDK-ja mban takimin me deputetë dhe përfaqësues të bizneseve

Pa ZRrE-në dhe AKK-në, LDK-ja mban takimin me deputetë dhe përfaqësues të bizneseve

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Refuzoi kërkesat për lirim, nipi i Krasniqit: Specialja po dëshmon se do t’i dënojë krerët e UÇK-së

Refuzoi kërkesat për lirim, nipi i Krasniqit: Specialja po dëshmon se do t’i dënojë krerët e UÇK-së

21/05/2025
Imzot Bianco emërohet delegat Apostolik për Kosovë

Imzot Bianco emërohet delegat Apostolik për Kosovë

21/05/2025
Shoferi zvarrit qentë dy orë lidhur prapa veturës

Shoferi zvarrit qentë dy orë lidhur prapa veturës

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.