Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka njoftuar se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Chollet dhe Vuçiq, kanë folur edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat për të cilin tha se është i zhgënjyer.
“Mirë të flasësh me Presidentin Vuçiq. Ndava zhgënjimin tonë për vendimin e Kosovës që të mos shtyjë regjimin për tabelat e regjistrimit. Diskutuam përkushtimin tonë për të ulur tensionet, për dialogun e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe avancimin në rrugën euro-integrimit për Serbinë”, ka shkruar këshilltari amerikan.