GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Këshilli i Prindërve i Kosovës ankohet për ministren Nagavci

18/06/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
E shtunë: Sot mbahet mësim në shkollat e Prishtinës
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka akuzuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shpallje të njëanshme të zgjedhjeve për Këshillin e Prindërve në gjithë Kosovën.

Në njoftimin e këtij këshilli thuhet se në maj të këtij viti ministrja Arbërie Nagavci ka urdhëruar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve vetëm një vit pasi është zgjedhur kryesia dhe kryetari i KP Kosovës mandati i të cilëve është katërvjeçar. Sipas këtij këshilli, arsyeja pse Nagavci i ka rishpallur zgjedhjet është pakënaqësia me qëndrimet e Këshillit që lidhen me kundërshtimin e mbajtjes së mësimit të shtunave.

“Por përse znj.Nagavci i rishpalli zgjedhjet, kuptueshëm shtrohet pyetja? Arsyeja kryesore është pakënaqësia e znj.Nagavci me qëndrimet e KP Kosovë ndaj, sidomos, kundërshtimit të mbajtjes së mësimit të shtunave. Dhe, që të hakmerret ndaj dështimit të zëvendësimit të orëve të shtunave, që po ashtu ishte një urdhërim i pabazë, antiligjor e i padrejtë, .inistrja Nagavci ka shpikur ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Këshillin e Prindërve. Sipas urdhrit të saj, meqë ka ndryshuar udhëzimi duhet të ribëhen zgjedhjet. Por gjithkush, që merr vesh nga legjislacioni, e di që asnjë rregull nuk ka efekt prapaveprues. Pra ai justifikim është absurd. Për më shumë, ministrja ka urdhëruar zgjedhje në muajin qershor, diçka që asnjëherë nuk ka ndodhur e nuk duhet të ndodhë”, thuhet në reagim.

Më tej ky këshill thotë se Nagavci po tenton që me diktat të vendosë se kush duhet të përfaqësojë prindërit e fëmijët e Kosovës.

“Ajo çka po ndodh është që Ministria e Arsimit po insiston të kryhet sa më shpejt ky formalitet në shkollat e vendit. Përveç në një shkollë në kryeqytet, ku prej tri javësh i dërgon inspektorët e arsimit për të këqyrur çdo detaj të zgjedhjeve në atë shkollë. Arsyeja është që t’i pamundësohet Kryetarit të KP Kosovë, të rizgjidhet. Në këtë mënyrë znj. Nagavci po harxhon kohë të çmuar të mandatit të saj për të vendosur me diktat se kush duhet të përfaqësojë prindërit e fëmijët e Kosovës, në një strukturë vullnetare. Gjersa inspektorët nuk përmbushin asnjë pritshmëri për cilësinë në arsim, ata zellshëm po merren me këtë çështje”, thuhet në reagim, raporton EO.

Tutje prindërve u është kërkuar që t’i bojkotojnë këto zgjedhje.

“Këto vetëm zgjedhje nuk mund të quhen. Ky është një tentim i pastër për diktat nga Ministrja Nagavci, me një Udhëzim të shkruar siç do e me kë do vetë. Andaj, këto zgjedhje të paligjshme, të paarsyeshme, të padrejta e në kushte diktati në këshillin e prindërve duhen refuzuar plotësisht: në çdo shkollë, në çdo komunë dhe ato në nivel të Kosovës. Vullneti i prindërve nuk do të mund të ndërrohet me diktat”, thuhet më tej në kumtesë.

Tags: Arbërie NagavciKëshilli i Prindërve i Kosovës
ShareTweetShare
Previous Post

Kurti deklarohet sërish për policët e rrëmbyer

Next Post

Moti për javën që po hyjmë: Temperatura mbi 30 gradë

Next Post
Më e keqja ‘po troket’: Pse 1 nga 5 vitet e ardhshme do të jetë më i nxehti në histori

Moti për javën që po hyjmë: Temperatura mbi 30 gradë

Lajmet e fundit

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

21/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Nis një operacion kërkimi në Malet e Sharrit

21/05/2025
Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

21/05/2025
Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

21/05/2025
Zelensky: Putin po luan me jetët e njerëzve edhe në kohën e Pashkëve

Zelensky telefonon Rutten: Pa presion mbi Moskën nuk mund të arrihet paqe

21/05/2025

Policja në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

21/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Nis një operacion kërkimi në Malet e Sharrit

21/05/2025
Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.