Gazetari Leonard Kërquki ka thënë të mërkurën se Policia e Kosovës ka arritur që t’i identifikojë tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla.
Sipas tij, ora që kishte mbetur në vendin e ngjarjes në një nga lokalet e Prishtinës, ka qenë një smart-watch e lidhur me telefon.
Kësisoj, ai shprehet se është çështje orësh kapja e tyre meqë edhe targat e veturës janë identifikuar.
“Ora është smart watch, e lidhur me telefona. E din veturën, i din edhe njerëzit. Ata janë të lirë, por është çështje orësh kur ata do të kapen. Në lokacionet ku janë kërkuar mbrëmë s’kanë qenë”, u shpreh ai në T7.