Kombëtarja e Shqipërisë e humbi ndeshjen e parë me rezultat 2:1 kundër Italisë.
E për këtë humbje fajtor po konsiderohet mbrojtësi, Elseid Hysaj.
Ai u ‘kryqëzua’ për pranimin e golit të dytë që u shënua nga “Azzurët” në minutin e 16-të nga Nicolo Barella.
Hysaj u tha nga opinioni se qëllimshëm e kishte ulur kokën pas plasimit të goditjes nga Barella, duke ia mundësuar kështu që topi të përfundonte në rrjetën e portës shqiptare.
Por, sot mbrojtësi shqiptar reagoj duke kërkuar falje.
30-vjeçari, ish-futbollisti i Napolit tha se kjo ishte një gabim loje u shpreh ai.
Elseid Hysaj reagimin e tij e bëri në Instastory.