Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Adana, ku Hasan Akgül vrau me 4 plumba gjatë një debati mes tyre, vëllain e tij të madh, Ahmet Akgül, i cili donte ta nxirrte autorin nga banesa ku jetonin.
Pasi vëllai i kërkoi që ta linte banesën ku jetonin, pasi donte që të zhvendosej aty me familjen e tij, Akgül, u zemërua dhe filloi të godiste muret e shtëpisë me një vare. Më pas ai u largua për t’u rikthyer vetëm pak çaste më vonë ku kanë debatuar sërish.
Hasan Akgul i tha vëllait të tij: “Çfarë do nga ne? Pse të të japim shtëpinë ku jetojmë? Nuk mund të jetojmë askund tjetër”.
Por, në përleshje e sipër, Hasan Akgül ka qëlluar katër herë me pistoletë drejt vëllait të tij, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Menjëherë policia bëri të mundur arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës së krimit, ndërsa nisën hetimet përkatëse për ngjarjen.