Komisioni qendror i zgjedhjeve tha se ligji nuk e përcakton se sa duhet të jetë pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje për të nxjerrë legjitimitetin e përfaqësuesve të institucioneve. Deklaratat e KQZ-së, pasuan paralajmërimet e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për RTV21 se përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve janë duke vazhduar ashtu si për çdo proces tjetër zgjedhor.
“KQZ po vazhdon përgatitjet dhe e shumë nga aktivitet janë përmbyllyar tashme …janë edhe ceshte tjera që do përmbyllën ditëve vijuese.
Sa i takon kësaj cështje as në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme as për ato lokale nuk është e specifikuar se sa duhet të jetë pjesëmarrja mininale e votuesve në proces zgjedhor, s’është kufizuar në mënyrë që mq pas rezultati të verifikohet nga ana e KQZ-së. Gjatë mbledhjes së ardhshme KQZ-ja do të etë një pasqyrë më të qartë sa i përket qendrave te votimit për zhvillimin e procesit zgjedhor, vlerësimi do të bëhet në bashkëpunim me institucionet e sigurisë”.
Por pavarësisht një afati për regjistrimin e subjekteve politike për zgjedhjet që pritet të mbahen më 23 Prill, Lista Serbe si subjekti më i madh serb në Kosovë dhe partitë e tjera politike serbe e kanë bojkotuar këtë proces. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhje dhe se qeverisja e formuar pas atij procesi nuk do të ketë legjitimitet.
“Kurti do ta drejtojë Mitrovicën e Veriut nga 24 prilli, dhe vetëm mendoni për ato autoritete dhe demokracinë e legjitimitetin, me 2 për qind të shqiptarëve që jetojnë aty. Do të jetë keq për serbët, sikurse nën okupim, ashtu do të jetë, prandaj njerëzit janë të shqetësuar”.
Por, për profesorin e së drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu zgjedhjet në komunat veriore janë legale por nuk kanë legjitimitet të plotë ashtu sic nuk do të ketë institucionet që do të formohen nga këto zgjedhje. Sipas tij në rrethanat aktuale zgjedhjet duhet të shtyhen.
“Në aspektin e së drejtës këto zgjedhje kanë karakter legal kigjore mungon ajo pjesa natyrore ose fryma kushtetuese e cila është gjithëpërfshirëse. Nuk mund të kenë legjitimitet të plotë për shkak se shumica e popullit serb që është atje ai duhet të marrë pjesë në zgjedhje refuzimi i tyre për të marrë pjesë në zgjedhje është lendim i demokracisë mdth është refuzim i demokracisë dhe i kushtetutës së kosovës. Këto zgjedhje duhet te shtyhen qe mos te kemi telshe te kesaj antyre sepse gjenjda nuk eshte e rregullt.”
Se zgjedhjet duhet të shtyhen e thotë edhe analisti politik, Arton Demhasaj. Sipas tij pa pjesëmarrjen e serbëve zgjedhjet në veri nuk do të kenë legjitimitet.
“Nuk mendoj që ka kushte për vetë faktin se Lista serbe shumicën e zgjedhjeve ka marrë pjesë mbi 90 të votave….s’besoj që ajo do të lejoj që të mbahen zgjedhjet të qeta ne veri.. Nuk ka kushte dhe mundësia e pjesmarrje në zgjedhje do të jetë shumë evogël kështu që me një pjesëmarrje të vogël atje ato zgjedhje s’do të ishin legjitimet dhe përfaqësuesit po ashtu s’do të jenë legjitim”.
Zyra e Presidentës ndërkaq nuk bëri të ditur nëse do të ketë shtyrje të sërishme të zgjedhjeve.
Tetë vetura u dogjën javën e kaluar në veri të vendit shumica prej tyre të riregjistruara me tabela RKS. Tensionet tilla ngritën mundësinë e një përshkallëzimi të gjendjes në prag të zgjedhjeve të 23 prillit.
Kryeministri Kurti ka thënë se atyre që cenojnë zgjedhjet në veri do t’i përgjigjen me forcën e ligjit. sipas tij institucionet përkatëse janë të angazhuara për krijimin e kushteve të sigurisë, administrative dhe infrastrukturore për të mundësuar organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve nga ana e KQZ-së. Përgatiti: Valmire Hoti, Kamera: Lulzim Fana, Montazhi: Valmire Hoti.