Udhëzimi Administrativ i Ministrisë së Arsimit te veprimet e ndaluara në shkollë, parasheh edhe ndalimin e bartjes së uniformës fetare. Ky udhëzim po kërkohet të shfuqizohet.
hte përcaktuar kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme.
Kjo ndodhi në vitin 2010, përmes një udhëzimi administrativ, në kohën kur Ministrinë e Arsimit e udhëhiqte Enver Hoxhaj.
Ky udhëzim ishte shfuqizuar, për t’u rishikuar sërish në vitin 2014, kur u nënshkrua nga ish ministri Ramë Buja.
Në këtë akt juridik, në mesin e veprimeve të ndaluara, ishte edhe bartja e uniformës fetare.
Pas tetë vitesh, vëmendja është kthyer te ministrja Arbërie Nagavci, e cila ka në dorë të ndryshohet ky udhëzim që për dikë po konsiderohet i papërshtatshëm.
Madje sipas deputetes Duda Balje, Nagavci kishte dhënë dritë të gjelbër në kërkesat për ndryshimin e këtij akti.
Por, deri tash asnjë veprim.
Se do të marrin masa në këtë drejtim, kishte premtuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kjo çështje u riaktualizua një ditë më parë, kur në një shkollë në Gjakovë, u vendosën shenja ku ndalohej bartja e shamisë.
Por, Balje thotë se kritikat e saj i drejtohen të gjithë drejtorëve të shkollave në Kosovë.
Megjithatë, kufizime ka vetëm për shkollat e mesme të larta në Kosovë.
Prandaj, Rinor Qehaja nga Instituti Edguard thotë që ky udhëzim administrativ duhet të rishikohet.
Televizioni T7 ka tentuar të kontaktojë ministren e arsimit, Arbërie Nagavcin gjatë së premtes, por e njëjta nuk ka qenë e qasshme.
Mirëpo, javë më parë, televizioni kishte raportuar për një nxënësve e cila ishte përjashtuar nga shkolla “Xhemail Mustafa”, në kryeqytet, për shkak të shamisë.
Në këtë rast, nga ministria i kishin thënë televizionit se askush nuk ka të drejtë t`’i largojë nxënësit nga shkolla, për asnjë arsye, duke shtuar se po punojnë në strategjinë e re të arsimit ku do të trajtohen këto probleme.