Në kuadër të fushatës “16 ditë të aktivizimit”, Komiteti Olimpik i Kosovës ka organizuar forumin me temë “Fuqizimi i vajzave dhe grave për parandalimin e abuzimeve në sport”, raporton Ekonomia Online.
Presidenti i KOK, Ismet Krasniqi, tha se përmes këtij diskutimi kanë qëllim parandalimin e abuzimeve në sport, duke shprehu mbështetje e tij të plotë për këtë temë.
“Për herë të parë do të diskutohet për abuzimin e vajzave dhe grave në sport. Qëllimi është parandalimin i abuzimeve në sport. Si president iu shpreh mbështetjen e plotë. Rasti ishte te Mrika të cilën e kemi këtu dhe përmes videos mori mbështetjen tonë”.
Zëvendësministrja e për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, tha se edhe në ditët e sotme vajzave u thuhet se sporti nuk është për to, por që në Kosovë është dëshmuar e kundërta ngase 3 medalje olimpike janë fituar nga vajzat.
Sipas saj, e rëndësishme është sensibilizimi dhe raportimi i rasteve abuzuese.
“3 medalje olimpike i kanë fituar vajzat. Me shumë dhimbje e them që edhe në ditën e sotme vajzave u thuhet se sporti u takon vetëm meshkujve. Sporti i takon edhe femrave. Kemi një numër mirë të vajzave që janë aktive në klube sportive”.
“Kur flasim për dhunë në sport nënkupton kacafytje në ngjarje sportive. Kur bëhet fjalë për benefite që sjellë sporti flasim shumë mirëpo vazhdimisht kur vije fjala për dukuri negative heshtim. Një hap që duhet të ndërmarrim është sensibilizimi dhe raportimi i rasteve abuzuese”.
Arnhild Spence, koordinatore për Zhvillim në OKB-së tha se fuqizimi i grave është temë që duhet trajtuar në vazhdimësi.
Sipas saj, sporti mund të luftojë stereotipat gjinore, duke shtuar se është shprehur e çuditur që vetëm 20% e grave janë aktive në tregun e punës, raporton EO.
“E shoh pjesëmarrjen e femrave si një element kritik të barazisë gjinore. Mendoj se është e rëndësishme si sporti mund të luftojë stereotipat gjinore. Unë vij nga Norvegjia ku befasohem nga performanca e femrave sportiste”.
“Femrat kanë marrë rolin e duhur me këto sfera. Unë jam çuditur se 20% e femrave janë aktive në tregun e punës”.
Edi Gusia, kryeshef ekzekutiv e Agjencisë Barazi Gjinore, tha se dënimet duhet të jenë maksimale për abuzuesit.
Por sipas saj, klubet e vajza ballafaqohen me shumë probleme, madje edhe raporti me trajnerët është tabu.
“Kodi Penal e dënon abuzimin në sport. Prandaj në çfarëdo lloj rasti që mund të ndodh gjyqtarët thirren në legjislacion dhe dënimet duhet të jenë maksimale. Në kuadër të sportit mund të krijohen raporte të bashkëpunimit ku vetë viktima është e përgatitur ta lajmërojë abuzuesin”.
“Në Kosovë ndodhë në baza të rregullta por nuk kemi arritur ende t’i lajmërojmë rastet e tilla abuzuese. Mungesa e hapësirave publike ku vajzat t’i qasen sportit është shumë problem. Klubet e vajzave ballafaqohen me probleme gjatë orëve të mbrëmjes. Raportit mes sportisteve dhe trajnerit është komplet tabu sepse vajzat ngurrojnë të flasin për ngacmim seksual”.
Mrika Nikçi, apliniste, e cili ishte ngacmuar muaj më parë, tha se ka vendosur që ta raportojë rastin duke e quajtur atë si çlirim emocional.
Madje tha se është paragjykuar shumë herë për llojet e sporteve me të cilat është marrë, raporton EO.
“Sulmi ndaj meje fatmirësisht rasti nuk ka ndodhur në ambient sportiv. Gjëja e parë që kam menduar është me luftuar atë. Unë jam marrë me karate skijim, alpinizëm. Në moment kur kam pasur me bo diçka janë çuditur. Më shumë kanë komentuar nuk je për këtë sport shko te shpija”.
“Njëjtë edhe si alpiniste kanë qenë komente të rënda dhe diskriminuese. Sa i përket rastit që ka ndodhur i ndodhin shumicës së vajzave. Mendoj që të gjitha vajzat nuk e kanë guximin me raport se edhe nëse e raporton çka ma tutje. Prej momentit që kam parë videon e kom pas të arsyeshme me publiku dhe e kam ndier një çlirim të madh”.