GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kërkesa të mëdha për punësim, punëtorët ankohen për paga të ulëta

07/11/2022
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kërkesa të mëdha për punësim, punëtorët ankohen për paga të ulëta
Share on FacebookShare on Twitter

Derisa numri i nxënësve është zvogëluar, në Agjencinë e Punësimit ka kërkesa të mëdha për punësim, në profile të ndryshme. Një pjesë e madhe e tyre nuk po arrijnë të gjejnë punë. Nga Ambasada Gjermane në Kosovë tregojnë për numrin të vizave Schengen të lëshuara për qytetarët e Kosovës përgjatë viteve 2020-2021. Por, një punëkërkues që i ka folur për RTK, demanton kërkesat e punëdhënësve për pagesa të majme.

Çdo ditë është në kërkim të një pune më të mirë. I riu i cili nuk do që ta tregojë emrin, thotë se për punën që bën në baza ditore, në fund të muajit arrin të fitojë rreth 250 euro.

“Nuk paguhem as 250 euro në muaj nuk po gjejë punë kot po proklamojnë se kompanitë kanë nevojë për punëtor, unë nuk po gjejë, është gjendje katastrofë çfarë të bëjë me aq para, me 250 euro, paguaj rrymë, internet”, i tha i riu RTK-së.https://zeri.info/inarticle.html

Paratë e fituara, punëtori thotë se nuk i dalin as për ta kaluar muajin.

E Kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se në Kosovë pagat janë shumë të ulëta. Sipas tij, kjo ndodh për shkak të paqëndrueshmërisë sociale.

“Kemi punëtor të sigurimit që sot paguhen me 130 euro sipas një sondazhi  dhe të dhënave që I kemi ne, paga mesatare tek sektori privat nuk e tejkalon shifrën 350 euro” , tha Azemi .

Kërkesa për punëtorë sezonalë është edhe më e madhe. Në një kompani prodhuese thonë se poofrojnë paga të mira për punëtorët.

“Ne jemi në një vend ku po punohet me punëtor sezonal dhe nëse bënë 7 orë efektive i bënë 750euro dhe dy shujta ushqimi, nëse punon 8 ore efektive 900 euro, puna nuk është e rendë, se vet kam punu, kjo punë është e lehte, por pse po ndodhë kjo dukuri nuk kam përgjigje”, Bedri Kosumi – pronar.

Një tjetër kompani, pa dashur të identifikohet, ia ka ofruar RTK-së listën e pagave, si dëshmi që ato nisin nga 250 deri mbi njëmijë euro.

Kërkesat për punë që janë adresuar në Agjencinë e Punësimit janë të ndryshme. Numri i përgjithshëm i punëkërkuesve të regjistruar është mbi 77 mijë. Sipas gjinisë, 33 mijë e 67 janë femra dhe 39 mijë e 956 meshkuj.

Gjatë vitit, sipas profesioneve janë regjistruar mbi 10 mijë vende të lira të punës. I njëjti numër figuron edhe sipas sektorëve ekonomikë.

Në profile të ndryshme, në agjencinë e punësimit janë të regjistruara mbi 10 mijë kërkesa. Në anën tjetër, ka edhe shumë kërkesa për viza në ambasadën gjermane në Kosovë.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë

Viza shengen të lëshuara më 2020: 8 mijë e 51

Viza shengen të lëshuara gjatë vitit 2021: 16 mijë e 826

Punësimi mbetet ndër sfidat kryesore të ekonomisë së Kosovës. Kjo vërtetohet për çdo vit edhe në Raportin e Progresit.

Tags: ankesaKerkesapaga të ulëtaPunsimiTë mëdha
ShareTweetShare
Previous Post

Blerta Deliu-Kodra thotë se PDK kthehet në pushtet në zgjedhjet e radhës

Next Post

Sot mbyllet konkursi në KQZ për drejtor të Zyrës së Partive

Next Post
Sot mbyllet konkursi në KQZ për drejtor të Zyrës së Partive

Sot mbyllet konkursi në KQZ për drejtor të Zyrës së Partive

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.