Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Bujanoci ka folur për kërkesën e shqiptarëve në Serbi që të kenë një Asociacion të tillë sikurse që e kërkojnë serbët në Kosovë.
Ai e ka quajtur këtë “marrëzi”, përkundër që të njëjtën e kërkon me shumë ashpërsi në Bruksel.
“Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi është marrëzi, jo reciprocitet. Këto janë marrëzi sa nuk kam fjalë dhe këtë e them këtu, para shqiptarëve”, tha Vuçiq.
Vuçiq në Bujanoc u ankua në që komunat shqiptare po investojnë më shumë në mjediset shqiptare.