Vonesa e pagesave të borxhit shpeshherë bëhet mollë sherri mes kosovarëve, të cilët për pasojë përshihen në konflikte e përleshje. Raste të tilla eskalojnë në kërcënime e dhunë fizike, me ç’rast nevojitet intervenimi i Policisë, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur të dielën në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, ku një 20-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një person pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh.
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në orët eë mbrëmjes, kur i dyshuari B.M., fillimisht ka pasur një zënkë me viktimën dhe më pas të njëjtin e ka grushtuar në fytyrë, duke i shkaktuar kështu lëndime truporae.
Për pasojë, i riu ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërsa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë marrë deklarata edhe nga disa dëshmitarë.
Pas përfundimit të procedurave policore, në lidhje me rastin është vënë në dijenie dhe Prokurori i Shteti, i cili ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve dhe kapjen e personit të dyshuar.