Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi që kishte kanosur me sëpatë dy punëtor të KEDS-it.
Në raportin e policisë thuhet se punëtorët e KEDS-it kishin qenë duke e ndërruar një shtyllë të rrjetit të energjisë elektrike, përcjell Demokracia.com.
“KANOSJE -Pejë 06.02.2022 – 11:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosur me një sëpatë dy viktimat meshkuj K/shqiptar punëtor të KEDS-it të cilët kishin qenë duke e ndërruar një shtyllë të rrjetit të energjisë elektrike.
Sipas policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.