Kryeministri hungarez njoftoi të martën një “gjendje të jashtëzakonshme” për t’i mundësuar vendit të tij që të marrë vendime të shpejta në përgjigje të kërcënimeve të sigurisë dhe ekonomike të paraqitura nga lufta midis Rusisë dhe Ukrainës.
Në një deklaratë në llogarinë e tij në Facebook, Viktor Orban tha se qeveria e tij e re mori masa për të adresuar çështjen pasi nuk mund të parashikohej se kur do të përfundonte lufta në Ukrainë, raportojnë mediet e huaja.
Detajet e gjendjes së jashtëzakonshme do të shpallen të mërkurën.
Kryeministri tha se masat janë në përputhje me kushtetutën dhe ajo do të hyjë në fuqi që nga fillimi i së mërkurës. Ai theksoi se është e një rëndësie jetike që qeveria të ndërmarrë hapa të menjëhershëm që të jetë në gjendje të projektojë vendin kundër kërcënimeve që dalin nga lufta.