Uashingtoni shprehu shqetësimin për kërcënimet e Iranit ndaj Arabisë Saudite dhe i tha Teheranit se SHBA nuk do të hezitojë të reagojë nëse është e nevojshme, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.
“Ne jemi të shqetësuar për kërcënimet dhe mbetemi në kontakt të vazhdueshëm me sauditët përmes kanaleve ushtarake dhe inteligjente. Ne nuk do të hezitojmë të veprojmë në mbrojtje të interesave dhe partnerëve tanë në rajon,” deklaroi zyrtari.
Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, muajin e kaluar paralajmëroi udhëheqësit sauditë që të mos mbështeten te Izraeli.
Arabia Saudite ka fajësuar Iranin për një sulm me raketa dhe dron në objektet e naftës në vitin 2019, të cilin Teherani e mohon./Euronews/