GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Keqpërdorimet me subvencione bujqësore, arrestohen 31 persona në tetë komuna të Kosovës

03/12/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Keqpërdorimet me subvencione bujqësore, arrestohen 31 persona në tetë komuna të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, policia e Kosovës ka arrestuar 31 persona, të dyshuar për dallavere me subvencionet.

Aksioni i Policisë së Kosovës është zhvilluar në tetë komuna të vendit, Pejë, Istog, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë, Kllokot, Vushtrri dhe Podujevë.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, kanë realizuar një aksion, i cili është vazhdim i aksioneve të mëhershme për rastin ‘Subvencioni 2021’, në disa lokacione të ndryshme të Kosovës. Ndërkaq, aksioni është zhvilluar në komunat: Pejë, Istog, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë, Kllokot, Vushtrri, Podujevë”, thuhet në njoftim.

Nga 31 të arrestuarit, 19 prej tyre janë qytetarë, të cilët janë intervistuar në cilësinë e përfituesve të subvencioneve, ndërkaq 12 zyrtarë nëpër komuna.

“Prokuroria Speciale njofton se nga ky aksion janë ndaluar dhe intervistuar gjithsej tridhjetenjë (31) persona, prej tyre dymbëdhjetë (12) zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencisë Zhvillimore të Bujqësisë dhe Zyrës Rajonale të APK. Ndërkaq, aksioni është zhvilluar në komunat: Pejë, Istog, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë, Kllokot, Vushtrri, Podujevë. Përderisa, nëntëmbëdhjetë (19) persona janë intervistuar në cilësinë e përfituesve të subvencioneve. Përfituesit e subvencioneve janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, të cilët dyshohet se kanë mashtruar me subvencione”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit për personat, të cilët janë ndaluar nga aksioni i sotëm.

“Personat e ndaluar dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘Marrje e ryshfetit’, ‘Keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar’, ‘Dhënie e ryshfetit’, ‘Mashtrim me subvencione’, si dhe ‘Falsifikim i dokumenteve’. Gjithashtu, gjatë afateve kohore ligjore Prokuroria Speciale do të bëjë kërkesë për caktim e masës së paraburgimit të personave, të cilët janë ndaluar nga aksioni i sotshëm”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Tags: 31 persona në tetë komuna të Kosovëssubvencione bujqësore
ShareTweetShare
Previous Post

Plagoset me thikë një person në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar

Next Post

Nënkoloneli: Adem Jashari pasi shkoi në diplomim të Veselit më tha, shteti na shiti tek shkjau!

Next Post
Nënkoloneli: Adem Jashari pasi shkoi në diplomim të Veselit më tha, shteti na shiti tek shkjau!

Nënkoloneli: Adem Jashari pasi shkoi në diplomim të Veselit më tha, shteti na shiti tek shkjau!

Lajmet e fundit

Kallas: Mesazhi im ishte i qartë, Serbia duhet ta qartësojë orientimin e saj strategjik

Kallas: Mesazhi im ishte i qartë, Serbia duhet ta qartësojë orientimin e saj strategjik

22/05/2025
Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

22/05/2025
Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

22/05/2025
Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

22/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Prishtinë: Kapet heroinë në vlerë prej 12 mijë eurosh, arrestohen dy persona

22/05/2025
Ndërron jetë Artan Lame

Ndërron jetë Artan Lame

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kallas: Mesazhi im ishte i qartë, Serbia duhet ta qartësojë orientimin e saj strategjik

Kallas: Mesazhi im ishte i qartë, Serbia duhet ta qartësojë orientimin e saj strategjik

22/05/2025
Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

22/05/2025
Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.