Një person është arrestuar sot, pasi Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë mbledhur informacione dhe prova se i njëjti ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare
Përmes një komunikate për media, Policia njofton se i dyshuari i cili ishte postier, dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka larguar një zarf me disa fotografi të ndjeshme nga zyra e postës, transmeton Gazeta Papirus
Sipas PK-së, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme.
Njoftimi i plotë: