Ligjëruesi i Kriminalistikës, Fatmir Çollaku, tha se urrejtja që shprehet në tekstet e këngëve në muzikën kosovare nxit vrasje.
Çollaku në Frontal të T7 tha se disa këngë kangë përmbajtje degjeneruese. Këngët ku promovohen armët, ai tha se janë arsye e mjaftueshme që organet të vëzhgojnë dhe ndërmarrin veprime.
“Pse të mos konstrollohen më shpesh? Ku ka bazë dyshimi edhe të bastisen, kur të përmbushen kushtet juridike”, tha ai.
Çollaku foli edhe për shkakun që bën që këto personazhe të pëlqehen në masë.
Përgjigjja është se është një energji destruktive si rezultat i pakënaqësisë së gjatë kohore të strukturave të ndryshme, duke përfshirë prej adoleshentëve deri te të rriturit dhe e gjejnë veten në një artikulim të pakënaqësisë së formës së zhanrit të tillë artistik. Jo domosdoshmërisht vetëm muzika”, tha ai.
“Këto personazhe kanë një vetëdijësim për veten, një qasje për veten se janë liderët, udhëheqësit shpirtërorë të një strukture”, tha Çollaku.
Ndiqeni këtu emisionin Frontal.