Naim Rrustemi nga Sindikata e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë ka folur për vështirësitë që punëtorët hasin në objektin e Pallatit të Drejtësisë.
Ai u ankua për kushtet e këqija, duke përmendur mungesën e ajrit, ujit në tualete, derisa tha se ka pasur persona që janë alivanosur.
“Është tmerr i zotit… Kemi pasë alivanosje, kemi pasur probleme të llojllojshme… Kemi mungesë të ajrit, mundim, djersitje, alivanosje”, tha Rrustemi në “Frontal” të T7.
Ai tregoi edhe dy raste që kanë ndodhur aty.
”Një prokuror ka pasur sulm në tru, kryeprokurori ka pasë arrest kardiak”, tha ai.
Ai deklaroi se nuk kanë mundësi që t’i hapin dritaret, mirëpo për këtë tha se kanë marrë premtim që pas një muaji do t’iu mundësohet.