Ish-drejtori i Përgjithshëm i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka treguar se sot është mbajtur një tryezë e përbashkët e përfaqësuesve kryesorë të medieve dhe ambasadave të huaja në Kosovë.
Nga kjo tryezë ka dalë dakordimi që të niset me një fushatë për mbrojtjen e medieve të lira nga pushteti, transmeton KlanKosova.tv.
“Sot e kemi një betejë të fituar, por e dimë se lufta e medias për fjalën e lirë është e përhershme! Kjo na ka bërë bashkë, që si gazetarë të lirë dhe media të lira, ta shtojmë vigjilencën që liria të mos na rrëshqasë nga duart. Ky ishte edhe qëllimi i një tryeze të përbashkët sot të shumicës së mediave kryesore në vend dhe përfaqësuesve të ambasadave, në të cilën u morën vendime që të bashkuar, me hapa konkretë protestues, ta nisim fushatën për mbrojtjen e medias nga pushteti”, ka shkruar Kelmendi.
Fushata, e cila do ta ketë logon, cakun e qartë dhe veprime konkrete, ka treguar Kelmendi se do të fillojë nga e hëna.
“I bëjmë thirrje të gjitha mediave që angazhohen për median e lirë dhe demokracinë në Kosovë të na bashkohen. Se, siç na e kujton gjithmonë “The Ëashington Post” – demokracia vdes në errësirë!”, ka vazhduar Kelmendi.
“Faleminderit për përkrahjen!”.